Yjet që i thanë ‘Jo’ alkoolit

Yjet e famshëm të shoubiznesit shpesh janë si shembull për ne.

ShowBiz

17/09/2016 09:26

Shpesh ata nuk mendojnë në të njëjtën mënyrë për këtë, prandaj na japin shembuj të këqij. Mirëpo, ka edhe të atillë që pikërisht shkaku i famës mundohen ta paraqesin veten në dritën më të mirë të mundshme.

Kështu disa prej yjeve që ne i preferojmë ose e kanë lënë alkoolin, ose nuk e kanë pirë kurrë dhe këtë e potencojnë me krenari. Ne ju sjellim disa nga yjet që i kanë thënë “Jo” alkoolit.

Për dallim nga shumë bashkëmoshatare të saj, aktorja e famshme e Hollivudit Blake Lively nuk i pëlqen daljet në mbrëmje nëpër klube të natës dhe e urren alkoolin. Ajo sidomos është bërë rigoroze ndaj alkoolit pasi është bërë nënë. Ndoshta edhe kjo është njëra prej arsyeve që ajo duket rrezatuese.

Që kur ka mbushur 29 vjet, ylli i aktrimit Bradley Cooper ka vendosur të mos konsumojë më alkool dhe pikërisht pas këtij vendimi ai është bërë jashtëzakonisht i popullarizuar në Hollivud. Mendohet se ishte pikërisht alkooli ai që e kishte penguar që të tregojë tërë potencialin e tij në aktrim.

Kim Kardashian ka deklaruar se për dallim nga motrat e saj ajo nuk konsumon aspak alkool. “Nganjëherë motrat e mia bëhen më lozonjare kur pinë alkool, prandaj unë jam ajo që i qetësoj”, e ka pranuar Kim. Ajo insiston se edhe në raste të posaçme ajo shmang pirjen e alkoolit.

Ish-bashkëshorti i këngëtares së famshme Katy Perry, Russell Brand, nuk e ka lënë vetëm alkoolin, por edhe drogën. Ai gjatë një emisioni televiziv tek Oprah Winfrey, e ka pranuar se vazhdimisht e ka tepruar dhe se e ka kuptuar se varësia ndaj alkoolit është një sëmundje.

Aktori Matthew Perry, i cili njihet për rolin e Chandler-it në serinë e popullarizuar “Friends”, një kohë të gjatë ka luftuar ndaj varësisë së alkoolit, por vite më parë i ka thënë “Jo”-në përfundimtare alkoolit.