Yjet që dolën nga ‘Ethet e së premtes mbrëma’ (Foto)

'Ethet e së premtes mbrëma' mbetet konkursi më i suksesshëm, i cili ka nxjerrë emra të njohur të këngës që edhe sot janë shumë të pëlqyer nga publiku.

ShowBiz

27/01/2016 15:19

Ishte nëntori i vitit 2002 kur nisi edicioni i parë i ‘Ethet e së premtes mbrëma’ në drejtim të Adi Krastës, shkruan lajmi.net.

Atë kohë nuk kishte konkurse tjera ku talentët e rinjë mund të tregonin veten.

Juria ishte e përbërë nga profesionalistë të muzikës siç janë: Shpëtim Saraçi, Alfred Kaçinari, Zhani Ciko dhe Zerina Kuke.

Edicioni i parë që u mbajt në vitin 2002 solli shumë prurje dhe zëra të fuçishëm.

Disa nga emrat që kanë marrë pjesë në edicionin e parë janë: Elvana Gjata, Rosela Gjylbegu, Klajdi Musabelliu, Anjeza Shahini, kjo e fundit u zgjodh fituese në finalen e vitin 2003.

Pas kësaj fitoreje Anjeza Shahini konkuroi në Festivalin e RTSH, në vitin 2003 ku u shpall fituese dhe përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizionin e vitit 2004, kështu duke u radhitur e 7-ta në herën e parë të Shqipërisë në festivalin evropian, shkruan lajmi.net.

Edicioni tjetër i ‘Etheve’ u mbajt në vitin 2004, ku fitues u shpall Luis Ejlli, i cili më pas përfaqësoi edhe Shqipërinë në Eurovision.  Atë vit pjesëmarrës ishin edhe Samanta Karavella, Teuta Kurti, Vesa Luma, Rona Nishliu, Kamela Islamaj etj.

Për të tretin vit radhazi ky konkurs po pasuronte tregun muzikor shqiptar, me artistë të rinjë me shumë vlera.

Edicioni i tretë solli në skenë emra si: Greta Koçi, Linda Halimi, Hersi Matmuja, Besart Halimi, Mateus Frroku, Flaka Krelani. Këtë vit (2005) fitues u shpall Erti Hizmo.

Në vitin 2008, u mbajt dhe edicioni i fundit i ‘Etheve’. Edhe nga ky edicion i fundit kemi këngëtarë të njohur që sot janë shumë të pëlqyer.

Listës i prinë Xhensila Myrtezaj e cila arriti të futej në top 10 e më të mirëve të edicionit të katërt. Dorina Garuci, Fatlum Zeka, Rezarta Smaja, Dorina Xërxa dhe Kejsi Tola, ishin disa nga emrat tjerë që morën pjesë atë vit, kjo e fundit duke u shpallur fituese, e më pas edhe duke përfaqësuar Shqipërinë në Eurovisionin e vitit 2008.

Nga ky konkurs ka edhe artistë që nuk u futën në top 10 e finalistëve, por që sot janë të pëlqyer nga publiku, si Elhaida Dani, Hana Cakuli, Ronela Hajati, Olta Boka etj./lajmi.net.