Yjet që do t’i mungojnë Kupës së Botës

Kur kanë mbetur më pak se një muaj deri te fillimi i Kupës së Botës ‘Rusia 2018’, pjesa më e madhe e kombëtareve pjesëmarrëse, kanë publikuar listat me lojtarët e ftuar.

Sport

18/05/2018 19:37

Me publikimin e këtyre listave, janë mësuar emrat e mëdhenj që nuk do të jenë pjesëmarrës në Kupën e Botës.

Mungesat më të mëdha vijnë nga Franca, ku trajneri Didier Deschamps ka lënë jashtë listës shumë emra të njohur, si Benzema, Payet, Rabiot, Kondogbia, Martial e Lacazette.

Jashtë listës ka mbetur edhe Zlatan Ibrahimovic, i cili edhe pse i pensionuar nga futbolli kombëtar, ditë më parë ka dhënë sinjale për një rikthim, i cili nuk iu pranua.

Media spanjolle ‘Marca’, ka publikuar një formacion me yjet që nuk do të jenë në botërorin e Rusisë./Lajmi.net/