Yjet e Shqipërisë përkrahin Azemin

Futbollistët e Kombëtares së Shqipërisë kanë mbështetur sulmuesin e Kosovës, Ilir Azemi, i cili është duke u rikuperuar nga aksidenti i rëndë i komunikacionit.

Sport

06/09/2014 13:44

Disa prej reprezentuesve të Kombëtares shqiptare kanë shprehur mbështetjen e tyre për Ilir Azemin. Sulmuesi i Kosovës dhe skuadrës gjermane Greuther Furth pësoi një aksident të rëndë në trafik, por fatmirësisht shpëtoi i gjallë.

Ndërsa, shoku i tij, Mërgim Mavraj së bashku me disa anëtarë të tjerë të Shqipërisë i kanë dërguar një mesazh të përkrahjes nëpërmjet një fotografie ku janë shfaqur duke mbajtur fanellën e tij.

“Mërgim Mavraj, Debatik Curri, Herolind Shala, Ermir Lenjani, Shkelzen Gashi, Taulant Xhaka dhe Armir Abrashi i uron shërim te mbare vëllait ton Ilir Azemi dhe e presim të kthehet të luajë Ishallah”, ka shkruar Mërgim Mavraj në rrjetin social Facebook.