Yjet e ish-Jugosllavisë bëhen bashkë?

Yjet nga vendet ish-jugosllave si Behrami, Cana, Shaqiri, Xhaka, Dzeko, Mandukic, Jovetic, Ivanovic, Handanovic etj, mund të bëhen bashkë, për ta zhvilluar një ndeshje miqësore me yjet botërore si Ronaldo e Messi, me iniciativë të Federatës së Futbollit të Maqedonisë.

Sport

21/04/2014 10:57

Federata e Futbollit të Maqedonisë është duke u munduar t’i mbledh yjet e tanishëm të ish-Jugosllavisë, të cilët do të luanin në një skuadër përballë yjeve si Cristiano Ronaldo e Messin.

Në ekipin e ‘Jugosllavisë së Re’ parashihet të luajnë edhe futbollistët kosovarë si Valon Behrami, Lorik Cana, Xherdan Shaqiri apo edhe Granit Xhaka, shkruan Arena.

Ndërkohë, në ekip me ta do të paraqiteshin edhe futbollistë të njohur si Edin Dzeko, Mario Mandukic, Stevan Jovetic, Branislav Ivanovic, Samir Handanovic etj.

Federata Maqedonase e ka konfirmuar mundësinë e zhvillimit të një ndeshjeje të tillë, por për momentin nuk ka asgjë zyrtare.