Yjet e futbollit me këpucë të ‘çuditshme’

Cesc Fabregas, Mario Balotelli, Sergio Aguero, Marco Reus e shumë yje të tjerë do të paraqiten në Kampionatin botëror në Brazil me këpucë me ngjyra të pazakonshme të prodhuara nga Puma.

Sport

14/05/2014 15:54

Yje të mëdhenj si Cesc Fabregas, Mario Balotelli, Sergio Aguero, Marco Reus e shumë të tjerë do të bien në sy gjatë Kampionatit botëror në Brazil.

Nëse jo me paraqitje të mira, atëherë për shkak të këpucëve me ngjyra të ndryshme dhe mjaft të pazakonshme.

Futbollistët e lartpërmendur, por edhe shumë të tjerë që kanë për sponsor kompaninë e veshmbathjeve sportive Puma, do të përdorin versionin e ri të këpucëve evoPOWER, që përmban një këpucë me ngjyrë vjollce dhe një tjetër me të kaltër.

Këpucët e reja të Puma-së dhe pamja e tyre e pazakonshme përfaqësojnë karakterin e fuqishëm të futbollistëve që i bartin ato.