Yjet e Barçës, në ceremoni për Titon

Yjet e Barcelonës, Valdes, Puyol, Xavi e Iniesta, kanë qenë prezent në ceremoninë fetare që u mbajt të hënën mbrëma, në kujtim të trajnerit të ndjerë Tito Vilanova, i cili ndërroi jetë të premten e kaluar.

Sport

29/04/2014 01:30

Futbollistët e Barcelonës kanë qenë prezentë në ceremoninë fetare të mbajtur të hënën mbrëma, për nder të Tito Vilanovas.

Bota e futbollit u trondit kur e mori lajmin se ish trajneri i Barcelonës ndërroi jetë të premten e kaluar, pas një lufte dyvjeçare me kancerin.

Në ceremoninë e mbajtur në Barcelonë, të pranishëm ishin edhe katër futbollistët e njohur të gjigantit katalunas: Victor Valdes, Carles Puyol, Xavi Hernandes dhe Andres Iniesta.

Gjithashtu, në këtë ceremoni morën pjesë edhe personalite tjera, të sportit, por edhe të sferave tjera.