Yjet e Barcelonës duan transferimin e lojtarit të Manchester United

Yjet e Barcelonës dëshirojnë që Paul Pogba të transferohet në ‘Camp Nou’.

Sport

18/10/2018 08:22

Paul Pogba mund t’i bashkohet Barcelonës në afatin e ardhshëm kalimtar veror, pasi disa lojtarë të Barcelonës kanë kërkuar transferimin e tij.

‘DailyMail’ raporton se yjet e Barcelonës, përfshirë edhe Lionel Messi janë të pajtimit që ylli francez t’i bashkohet kampionëve të La Ligas, përcjell ‘lajmi.net’.

E ardhmja e Pogba në Manchester United është në dyshime shkaku i raporteve jo të mira të tij me trajnerin Jose Mourinhos.

Paul Pogba te Manchester United kaloi në vitin 2016 nga Juventusi për 105 milionë euro./Lajmi.net/