Yee: Nuk do jem ambasador në Shkup, jam i kënaqur me pozitën momentale

Zv.sekretari amerikan i shtetit për Europë dhe Euroazi diplomati Hoyt Brian Yee në një intervistë ekskluzive për televizionin boshnjak N1 gjatë qëndrimit për vizitë në Sarajevë ku kishte takime me përfaqësues të lartë të shtetit boshnjak, ka përgënjeshtruar lajmet e fundit lidhur me 'emërimin' e tij si ambasador i ardhëshëm i SHBA-ve në Shkup, derisa ka shtuar se për momentin është i kënaqur me funksionin të cilin e ushtron.

Lajme

09/12/2017 12:17

“Mos besoni çdo gjë që do të lexoni. Jam shumë krenarë që jam zëvendës ndihmës sekretarë i SHBA-ve dhe jam i kënaqur nga puna ime. Më vjen mirë që mund të vërtetoj se ende do të jem në këtë pozitë”, tha zv.ndihmës sekretari amerikan Yee.

Ai ka shtuar në intervistë se interesat e SHBA-ve në rajon janë të drejtuara kah ndihma që vendet e rajonit të mund të afrohen drejt qëllimeve të tyre dhe ato janë prosperiteti, demokracia dhe stabiliteti, ndërsa popujt e këtyre vendeve thekson ai duhet të jenë të bashkuara.