Yee në Ballkan për të disiplinuar Dodikun dhe për të bërë presion mbi Serbinë për Kosovën

Emërimi i ekspertit të Ballkanit, Hoyt Brian Yee, nga presidenti amerikan, Donald Trump, si ambasador në Sarajeve mund të jetë bërë për të disiplinuar presidentin e Republikës Sërpska, Millorad Dodik dhe atij të Bosnjës, Bakir Izetbegoviq, raporton blici serb.

Lajme

10/01/2018 14:32

Sipas kësaj medie, tjetër arsye mund të jetë presion ndaj Serbisë në lidhje me Sarajevën, Kosovën dhe për politikën ndaj Rusisë, transmeton lajmi.net.

Dje Yee dha dorëheqje si Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropë dhe Çështjet e Evropiane. Karrierat e tij do të vazhdojë në diplomaci dhe tani pozita e tij është ambasador në Sarajevë.

Andaj ky medium konkludon se ardhja e tij në Bosnje dhe Hercegovinë nuk do të jetë pa ndikim mbi Serbinë në lidhje më marrëdhëniet mes Beogradit dhe Banja Llukës, qëndrimet ndaj Kosovës, ndikimit të Rusisë në Serbi e të tjera. /Lajmi.net/