lajmi.net

Yaya Toure zëvendësohet nga Pogba?

Sipas mediave angleze, lojtari që do ta zëvendësojë Yaya Touren te skuadra e Manchester Cityt do të jetë pikërsisht superylli i Juventusit, Paul Pogba.

Sport

08/02/2015 09:44

Sipas raportit të bërë nga gazeta britanike, Sunday Express, mësojmë se Manchester City dëshiron të sigurojë shërbimet e Paul Pogbas.

Ai shihet si një zëvendësues i denjë i Yaya Toures i cili mund të largohet nga Etihad në fund të këtij sezoni, për shkak të moshës së tij.

Pogba njihet si njëri nga mesfushorët më të mirë në botë, teksa ka pamje dhe veçori të njëjta me Yaya Toure, duke marrë parasysh forcën fizike dhe taktikën e mirë.

Yaya Toure zëvendësohet nga Pogba

Kohëve të fundit po flitet për një largim të mundshëm të Yaya Toures nga Manchester City, ndërsa Paul Pogba raportohet të jetë zëvendësuesi i tij.

Sport

05/10/2014 15:15

Yaya Toure mund të largohet nga Manchester City gjatë janarit në drejtim të PSG-s, me këtë të fundit që është e gatshme të ofrojë shumë të madhe parashë për transferimin e mesfushorit, Toure.

Toure ka pasur një start të dobët të sezonit te City dhe është kritikuar nga shumë specialist të futbollit. Kjo mund të jetë arsyeja e largimit të tij në nga Etihad Stadium.

Sidoqoftë, City ka gjetur zëvendësuesin e tij i cili besohet të jetë mesfushori i Juventusit, Paul Pogba.

Drejtuesit e skuadrës angleze janë të gatshme të ofrojnë një shumë të madhe të parave për të transferuar Pogban, i cili konsiderohet si një talent i madh.

LM