Yaya Toure tregohet i madh, ja çfarë ka bërë për viktimat e sulmit në Manchester (FOTO)

Yaya Toure, futbollist dhe humanist i madh.

Sport

24/05/2017 13:48

Yaya Toure do t’ju dalë në ndihmë familjarëve të viktimave nga shpërthimi në Manchester.

Mesfushori i Manchester Cityt ka vendosur të ndajë 50 mijë funte ndihmë për ta, ka njoftuar menaxheri i tij, përcjell “lajmi.net”.

Toure shquhet si besimtar i devotshëm islam dhe ka dashur që t’u ndihmojë atyre që janë prekur më së tepërmi nga shpërthimi në koncertin e këngëtares Ariana Grande në Manchester Arena. /Lajmi.net/