Yaya Toure prezantohet nga klubi i ri

Yaya Toure do të luajë në Greqi.

Sport

03/09/2018 09:10

Forcohet kundërshtari i Milanit në Europa League. Futbollisti i njohur nga Bregu i Fildishtë, Yaya Toure, ka firmosur me Olimpiakosin në elitën e futbollit grek. Mesfushori vendosi të rikthehej të skuadra ku u bë i njohur fillimisht në futbollin europian në sezonin 2005-2006, para se të transferohej te Monaco.

Për 33-vjeçarin pak ditë më parë u tha se do po kalonte vizitat mjekësore në Londër, për t’iu bashkuar Arsenalit, por krejt papritur ai u nis drejt Greqisë te skuadra që kishte luajtur 13 vite më parë.

Yaya Toure pas eksperiencës së shkurtër me Olimpiakos dhe Monacos, iu bashkua Barcelonës, ku qëndroi për tre sezone, dy të fundit nën urdhrat e Guardiolës, me trajnerin spanjoll që e nxori jashtë planeve të tij kur mori drejtimin e Manchester City-t.