Yaya Toure në dyshim për Sunderlandin

Mesfushori i Manchester Cityt, Yaya Toure është në dyshim për ndeshjen e ardhshme të të cilën skuadra e tij e zhvillon kundër Sunderlandit.

Sport

29/12/2014 10:25

Skuadra e drejtuar nga Manuel Pellegrini, Manchester City, mund të jetë pa shërbimet e mesfushorit Yaya Toure për ndeshjen e ardhshme kundër Sunderlandit.

Lojtari ka munguar në barazimin e Cityt 2-2 kundër Burnleyt, pasi pësoi një lëndim në fitoren 1-3 kundër skuadrës së WBA.

Sidoqoftë, mediat raportojnë se ai nuk do të jetë i gatshëm as për takimin kundër Sunderlandit. Përpos tij, Pellegrini ka tjerë lojtarë të lënduar si Agueron, Dzekon dhe Vicent Kompanyn.