Yatsenyuk: Akuzat e Rusisë janë totalisht absurde

Ish-kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, i ka hedhur poshtë akuzat e Rusisë, pasi një gjykatë ruse ka njoftuar se ka paraqitur fletarrest ndërkombëtar për të.

Bota

28/03/2017 10:13

“Urrejtja dhe absurditeti toatal janë themele të regjimit të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin”, tha Yatsenyuk.

Ai ka komfirmuar se qeveria e Ukrainës e ka njoftuar atë për fletarrest nëpërmjet një positmi të djeshëm në rrjetin Facebook.

Në shtator të vitit 2015, shefi i Komitetit Hetimor tëRusisë,Aleksandr Bastrykin e akuzoi Yatsenyukun për luftë në Çeçeni dhe për torturimin dhe ekzekutimin e ushtarëve të Rusisë.

Në atë kohë, një zëdhënëse e zotit Yatsenyuk tha se zyrtarët e Rusisë duhet t’i kontrollojnë mendjet e tyre.

Rusia dëshiron që ta zhvilloj një proces gjyqësor kundër tij lidhur me akuza se ka marrë pjesë në një grup të armatosur në Çeçeni, në mes të viteve të 90-ta dhe se ka luftuar kundër ushtarëve rusë, gjatë luftës së atëhershme separatiste.