Yamaha prezantoi shoferin robot të motoçikletës (Video)

Yamaha ka krijuar një robot i cili mund ta vozisë motoçikletën.

Auto & Tek

31/10/2015 16:28

I quajtur Motobot, roboti është në gjendje të drejtojë me shpejtësi të lartë motoçikletën në pistat e garës.

Motoçikleta mund të lëvizë me shpejtësi 200 km/h. Motoja e robotit është “Jam krijuar për të parakaluar”.

Në videon e mëposhtme mund të shihni robotin duke vozitur motoçikletën, ku i shpall sfidë kampionit të motoçiklizmit, Valentino Ross-it.

Në video mund të dëgjohet roboti duke thënë: “Po përmirësoj aftësitë e mia çdo ditë, por nuk jam i sigurt nëse mund t’ju parakalojë. Ndoshta, nëse mësoj gjithçka nga ju, do të kem mundësi t’ju arrij… Jam krijuar për të parakaluar…”

1493973784509653164yamaha-motobot yamaha-motobot-motorcycle-riding-robot-2

YouTube player