Yahoo! ndërron emër

Yahoo! ndryshon emër, dhe revolucionarizohet me daljen nga skena të administratores së deleguar Marissa Mayer dhe bashkëthemeluesit David Filo, teksa pritet finalizimi i tratativave me Verizon Communications.

Auto & Tek

10/01/2017 14:16

Yahoo do të quhet Altaba, dhe do të punojë si një shoqëri investimesh, pas mbylljes së marrëveshjes prej 4.8 miliardë dollarë me Verizon, që do të sjellë dhe dorëheqjen e Mayer dhe Filo dhe reduktimin e bordit nga 11 me vetëm 5 anëtarë.

Por veprimet me Verizon po shtyhen për shkak të sulmeve të hakerave në sistemet e Yahoo!-së. Nëse transaksioni kryhet, Altaba do të mbajë një kuotë 15% në Alibaba dhe 35.5% në Yahoo Japan. Këshilli administrativ do të përbëhet nga Tor Braham, Catherine Friedman, Eric Brandt, Thomas McIrney e Jeffrey Smith.