Yahoo Messenger, një tentim për t’iu larguar nga WhatsApp, Facebook (Foto)

Yahoo Messenger mund të jetë aplikacioni më i mirë për mesazhe, të cilin askush nuk do ta përdorë.

Auto & Tek

03/12/2015 18:19

Kompania sapo ka lansuar versionin komplet të platformës së mesazheve, që është platformë e fokusuar në celularë, mesazhe në grupe dhe shpërndarje të fotografive.

Me fjalë të tjera, Yahoo Messenger duket si Facebook Messenger, WhatsApp ose Viber, transmeton lajmi.net.

Aplikacioni i ri i Yahoo është një aplikacion për iOS dhe Android. Ai ju lejon që të bisedoni me miqtë dhe të krijoni grupe të bisedave. (lajmi.net)