Yahoo e blen kompaninë SkyPhrase

Yahoo ka arritur marrëveshje për blerjen e kompanisë SkyPhrase, që është e fokusuar në teknologjinë e përpunimit në gjuhës natyrale. Aspekti financiar i kësaj blerjeje nuk është bërë i ditur. “Në Yahoo, ne e kemi gjetur kompaninë që nuk i përshtatet vetëm vizionit tonë, por sjell edhe koleksion të pasur të informacionit dhe shërbimeve në…

Auto & Tek

09/12/2013 19:00

Yahoo ka arritur marrëveshje për blerjen e kompanisë SkyPhrase, që është e fokusuar në teknologjinë e përpunimit në gjuhës natyrale. Aspekti financiar i kësaj blerjeje nuk është bërë i ditur.

“Në Yahoo, ne e kemi gjetur kompaninë që nuk i përshtatet vetëm vizionit tonë, por sjell edhe koleksion të pasur të informacionit dhe shërbimeve në një bazë të gjerë për përdoruesit”, ka njoftuar një zë brenda gjigantit të internetit.

Yahoo nuk ka dhënë ende detaje se për çfarë do të përdoret kjo teknologji në të ardhmen, por me shumë gjasë kjo e fundit do të dëshirojë të punojë në teknologjinë për zë që kontrollohet nga kompjuteri. SkyPhrase do t’i bashkohet Yahoo’së në qytetin e New York’ut.