Yahoo do ta lansojë platformën e videove këtë verë

Yahoo raportohet se është duke planifikuar që ta lansojë këtë verë shërbimin e tij të platformës së videove për ta rivalizuar Youtube-në.

Auto & Tek

29/05/2014 01:09

Platforma e re gjigande e webit ka për qëllim që të garojë me kompaninë që është në pronësi të Google, duke ofruar kushte më të mira për krijuesit, raporton Ad Age.

Yahoo thuhet se do të ofrojë një mundësi më të mirë të reklamimit, me fitime më të larta se sa në Youtube.

Firma do të lejojë që krijuesit ti postojnë videot e tyre në platforma të tjera, por në kushte specifike të cilat janë ende në diskutim nga bordi.

Sidoçoftë, raporti citon se shërbimi do të ofrojë licensë të vazhdushme për çdo video të shpërndarë në Tumblr, por para së gjithash ato video do të jenë pronë e Yahoo.