Yahoo bleu kompaninë RayV

Gjigandi i internetit Yahoo të premten njoftoi se ka blerë kompaninë RayV, një kompani me bazë në Izrael e cila është e specializuar në përcjelljen e videove në kualitet të lartë nëpër pajisjet mobile dhe kompjuter.

Auto & Tek

13/07/2014 22:14

Kushtet financiare të marrëveshjes nuk ishin refuzuar nga Yahoo dhe bëhet e ditur se RayV do të bëhet pjesë e kompanisë dhe ekipit të saj në Tel Aviv.

“RayV krijon video të mrekullueshme, dhe kjo firmë është bërë pioner në industri”, tha Yahoo në një postim.

“Kjo marrëveshje tregon përkushtimin tonë për të pasur një kualitet më të mirë në strategjinë e videove dhe për të përmirësuar infrastrukturën e teknologjisë sonë”, shtoi Yahoo.

Kjo blerje është pjesë e qëllimeve të Yahoo për të përmirësuar ofertat e saj për transmetimet live të videove gjithashtu.

Yahoo e bëri marrëveshjen në ditën e njëjtë kur edhe zbuloi një linjë të transmetimeve pa pagesë të disa prej koncerteve të yjeve muzikore si Usher, Mchiael Franti dhe The Dave Matthews.