Yagcilar dhe O`Conell bisedojnë për reformat në Administratën Publike – Lajmi.net
Yagcilar dhe O`Conell bisedojnë për reformat në Administratën Publike
Autori: Lajmi.net LajmePolitikë 15:41, 17 May 2018
Ministri i MAP-it, Mahir Yagcilar ka pritur Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O`Conell, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe reformat në administratën publike.

Ministri fillimisht e falënderoi ambasadorin Britanik O`Conell dhe qeverinë e Britanisë së Madhe për përkrahjen e vazhdueshme të dhënë në fuqizimin e shtetësisë, në proceset integruese dhe në demokratizimin e vendit tonë.

Në fokus të këtij takimi, ishte vazhdimi i bashkëpunimit të procesit të rekrutimit për pozitat e larta drejtuese, ku palët u dakorduan për avancimin e politikave në këtë fushë, thuhet në komunikatë

Ndërsa, ambasadori O`Conell dëshmoi gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit me Ministrinë e Administratës Publike dhe përkrahjen edhe në fazat tjera të reformimit të administratës publike./Lajmi.net/

Fotolajm

Rita, Dua dhe Era.
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bubble Trouble
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play iStunt 2