Xiaomi Mi6 i mbijeton testeve torturese (Video)

Xiaomi Mi6 është një pajisje e lëmuar. Xhami me shkëlqim me cepa të lakuar në të katër anët, duke u bashkuar me kornizën e aluminit të linjave të telefonit, jo vetëm që i shërben pamjes premium, por edhe fortësisë

Auto & Tek

11/05/2017 17:43

Por çfarë ndodh nëse një Mi6 e djegim, e gërvishtim apo e përthyejmë? Nga testi i torturës duket se Xiaomi ka bërë hapa para që nga Mi 5 e vitit të kaluar.

Ekrani i Mi 6 ka rezultate mjaft të mira në testin e gërvishtjes, duke qënë në krahasim me markat e mëdha, që do të thotë se nëse e mbani në xhep bashkë me çelësat apo objekte të tjera nuk do të dëmtohet ekrani.

Edhe skanimi i gjurmëve të gishtave është mjaft rezistent ndaj gërvishtjes dhe fshihet nën të njëjtën xham të ekranit të telefonit.

Dhe pjesa e pasme e Mi 6 është mjaft e qëndrueshme edhe pse pjesa e përdorur për testim nuk është versioni qeramik i pajisjes i cili do të jetë dhe më i mirë në ndalimin e gërvishtjeve.

Dhe së fundmi lakueshmëria! Xiaomi Mi6 kur i jep presion në të dyja anët duket se mbijeton pa patur asnjë dëmtim strukture. /Lajmi.net/