Xiaomi bën shitje rekord në vitin 2018

Prodhuesi kinez arrin objektivin e saj vjetor dy muaj më herët se sa pritej.

Auto & Tek

30/10/2018 11:42

Themeluesi i Xiaomi dhe CEO i saj Lei Jun, njoftoi më 26 tetor me anë të mediave sociale që viti 2018 ishte mjaft i suksesshëm, ku kompania e tij ka shitur më shumë se 100 milionë smartphones, transmeton lajmi.net.

Disa ditë më parë , Xiaomi paraqiti modelin më të shtrenjtë të smartfonëve, Mi Mix 3 . Në Kinë, megjithatë , kompania është ende shumë prapa konkurrentëve të saj Huawei dhe Oppo. Huawei ka shënjestruar deri në 200 milionë smartfonë të shitura në vitin 2018 .

Xiaomi ka shitur pajisjet e saj me sukses për disa kohë, madje edhe jashtë Kinës . Në Indi , pjesa e tregut tani është më e madhe se ajo e Samsung . Xiaomi gjithashtu ka fituar një terren në Evropë. /Lajmi.net/