Xiaomi arrin rekord botëror, shet 2 milion celularë për një ditë

Xiaomi – krijuesi kinez i celularëve i njohur për kopjimin e dizajnit të iPhone – ka arritur një Rekord Botëror të Ginisit, duke shitur kështu më së shumti celularë për një ditë.

Auto & Tek

10/04/2015 18:21

Kompania njoftoi gjatë festivalit Mi Fan këtë javë se shiti 2.11 milionë celularë për 24 orë, duke grumbulluar kështu $355 milionë nga shitjet.

Kompania që është në treg tashmë 5 vite, i ka inkurajuar klientët që të blejnë pajisjet e tyre nga një iniciativë e nisur në wefaqen e tyre Mi.com, transmeton Lajmi.net.

Përderisa rekordi është arritur për shitjet online, Apple raportohet se kishte shitur 10 milionë iPhone në shtator.

Prapë se prapë, Xiaomi ka arritur një rekord mahnitës. Në shitjet e celularëve, Xiaomi ka shitur 770,000 pajisje të mençura, 208,000 ora fitnesi, 79,000 njësi të Wi-Fi dhe 38,000 televizorë të mençur.

Edhe pse pajisjet e Xiaomi nuk janë në dispozicion për t’u blerë në SHBA, kompania është duke u rritur me një shpejtësi të madhe.