Xhudoja kosovare mbretëreshë në Evropë, fitohet edhe një medalje e artë

Ajo mposhti në finale kroaten Ana Viktoria Puljiz.

Sport

28/06/2018 18:20

Kosova e fiton edhe një medalje të artë.

Erza Muminoviq ka arritur të shpallet kampione e Evropës në kategorinë 44 kilogramë, përcjellë “Lajmi.net”.

Ajo mposhti në finale kroaten Ana Viktoria Puljiz në Bosnje.

Kjo është medalja e katërt e artë që e fiton në dy ditët e fundit.

Medaljen e artë e fituan edhe Distria Krasniqi dhe Nora e Akil Gjakova, por në Lojërat Mesdhetare në Spanjë. /Lajmi.net/