Xhudistja kosovare fiton të bronztën në Evropianin për kadetë

Laura Fazliu ka rrëmbyer medaljen e bronztë në Kampionatin Evropianë për kadetë që po mbahet në Lituani.

Sport

01/07/2017 17:02

Ajo në luftë për vendin e tretë e mposhti xhudisten nga Luksemburgu, Anetta Mosr në kategorinë deri 63 kg.

Federata e Xhudos së Kosovës përmes një postimi në Facebook bën të ditur se kjo është medalja e parë për Kosovën për vajza në grupmoshën U18.