Xhoxhaj fitues i turneut ndërkombëtar “Adem Jashari”

Armend Xhoxhaj e ka fituar turneun ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari” që është mbajtur në Pejë.

Sport

29/11/2015 19:36

Përfaqësuesi i Kosovës në finale ka mposhtur boksierin nga Shqipëria, Kristian Demaj, transmeton koha.net.

Pas përfundimit të turneut janë ndarë edhe çmimet tjera për boksierin më ‘fair-play’, çiftin më luftarak, boksierin më të mirë dhe teknikun më të mirë.

Këto ishin çmimet e ndara në “Adem Jashari”:

Durim Oraqa – boksieri më ‘fair-paly’

Alban Beqiri – Marutjan Arayk – Çifti më luftarak

Violant Sylejmani – Tekniku më i mirë

Armend Xhoxhaj boksieri më i mirë

Naser Shala boksieri më i mirë vendor