‘Xhokeri’ i Demarkacionit (FOTO)

Deputeti i Grupit Parlamentarë të Listës Serbë, Adem Hoxha (Adem Hodža), duket se do të jetë ‘xhokeri’, për kalimin e marrëveshjes së Demarkacionit e cila për afër tri vite  ka mbet pa u ratifikuar.

Lajme

15/03/2018 13:57

Sipas, anëtarit të AAK-së, Pal Lekaj, i cili është edhe ministër i Infrastrukturës, Hoxha i ka premtuar votën koalicionit qeverisës, që nëse mbledhin 79 vota, ai do ta japë votën që do ta bënte dallimin për ratifikimin e demarkacionit.

Rikthimi i Donika Kadaj-Bujupi në AAK, ka bërë që koalicioni qeverisës, së bashku edhe me LDK-në të sigurojë 79 vota për ratifikimin e demarkacionit, ndërsa vota e Adem Hoxhës, duket se do të jetë vendimtare për ta kaluar marrëveshjen për kufirin me Malin e Zi.

Adem Hoxha, është anëtar i partisë së gorarëve (JGP), ndërsa në Kuvend është pjesë e grupit parlamentar të Listës Serbe.

Seanca për demarkacionin, siç ka paralajmëruar kryeministri Ramush Haradinaj do të mbahet të martën./Lajmi.net/