Xhirim i “zjarrtë” gomash (Video)

Të paktën 12 persona u lënduan gjatë një evenimenti automoblistik në Australi, pasi një prej makina hodhi aksidentalisht karburant të ndezur drejt turmës së spektatorëve.

Fun

05/09/2017 12:07

Ngjarja ndodhi në zonën e Alice Springs, ndërsa një prej mjete në garë si pjesë e shfaqjes po xhironte gomat para publikut.

Mësohet se një prej të plagosurve është në gjendje kritike pas djegieve serioze që pësoi. Autoritetet lokale thanë se kanë nisur hetimin për të zbuluar shkakun e incidentit ndërsa evenimi u anulua pas ngjarjes. /Lajmi.net/