Xhipi “Chevrolet” që po u “shpallë” luftë të gjithë xhipave tjerë

Chevrolet Colorado Zr2 Bison është versioni më ekstrem, për sa i përket makinave të destinuara për vozitje jashtë rrugës. Përgatitur nga fabrika për t'i përballuar shtigjet më sfiduese, Bison po konsiderohet si xhipi më i fuqishëm për vitin e ardhshëm.

Auto & Tek

10/11/2018 22:54

Ekspedita Amerikane e Veturave (AEV) ka mundësuar përditësime të cilat nuk janë parë më herët në xhipat e tjerë. Kryesorja është hapësira më e madhe e ulësave, kjo e mundësuar për shkak të zgjerimit të pjesës së pasme të versionit V-6.

Çmimi i cili do t’i etiketohet kësaj makine është fiks 50.000 dollarë, përkatësisht 44 mijë euro, transmeton lajmi.net.

Sipas Chevrolet, ata kanë shitur 428.792 prej këtyre makinave./Lajmi.net/