Xhinset të cilat këtë sezon do të jenë hit absolut (Foto)

Ky model i xhinseve me të madhe na është kthyer në modë! A do t’i bartni edhe ju këtë pranverë?

Lifestyle

27/03/2017 13:21

Motivet me lule këtë sezon janë imperativ mode, posaçërisht në xhinse, që kemi pasur mundësi t’i shohim edhe në Javët e Modës në Nju-Jork, Londër, Milano dhe Paris, transmeton Telegrafi.

Të ngushta, të gjera, në formë thesi apo klasike, mund t’i bartni pothuajse në çdo rast, përshtaten shkëlqyeshëm edhe me pjesë rrobash njëngjyrëshe, si edhe me dyzenë me lule dhe me dyzenë të tjerë aktualë.

Çdo gjë është e lejuar, rekomandojnë kreatorët e modës, nga kombinimi me fanellë, xhaketë lëkure dhe bluzë të tejdukshme, deri te variantet më elegante me blejzerë.

Motivet e këtilla do të bëjnë që çdo pjesë rrobash të gardërobës të duken shumë atraktive.

Aplikacionet me lule që gjenden anash xhinseve, mund të jenë edhe të shpërndara nga pjesa e përparme apo së paku në to të jetë i qepur materiali me dyzenë lulesh, aplikacionet janë të imëta dhe të mëdha ashtu që të keni zgjedhje të madhe të xhinseve me lule.

Dhe, është e sigurt, që nuk do të gaboni nëse vendosni për variantin bardh-zi apo dyzen oriental.

Qoftë të jeni adhurues i elegancës apo i stilit më komod, me siguri nuk do të jeni i pavërejtshëm me modelet e popullarizuara me lule.