Xhihadistët rekrutojnë refugjatët në Norvegji

Pjesëtarët e ISIS-it janë zbuluar në një qendër pranimi për refugjatë në Norvegji, ku kanë tentuar të rekrutojnë të rinjtë nga Siria.

Bota

24/10/2015 16:46

Shtetet e Evropës kanë paralajmëruar se xhihadistët mund të hyjnë në kampe dhe të rekrutojnë refugjatët.

“Kemi të dhëna se ekstremistët islamikë kanë vizituar kampet. Atje kanë qenë për të krijuar kontakte”, është thënë nga policia norvegjeze.

Prezencën e simpatizuesve të ISIS-it e ka konfirmuar edhe Hugo Limjker, përgjegjës për qendrën e pranimit në Oslo.