Xhihadistët marrin përgjegjësinë për sulmin ndaj faqes së shkollës çifute

Një grup hakerësh tunizianë ka marrë përgjegjësinë për hakimin e faqes të shkollës më të madhe të hebrenjve në Evropë që është e lokalizuar në Londër.

Bota

11/11/2015 17:37

 

Grupi “Fallaga Team” që ka hakuar edhe qindra faqe të tjera nëpër botë viteve të fundit, të martën përmes një mesazhi të postuar në faqe ku bën thirrje kundër islamofobisë, ka marrë përgjegjësinë për hakimin e faqes zyrtare të shkollës, transmeotn KosovaPress.

“Ju e krijuat terrorizmin dhe ju e okupuat vendin tonë”, kanë shkruar hakerët.

Kjo nuk është hera e parë që “Fallaga Team” ka pikësynim të sulmeve të saj kibernetike një shkollë çifute. Në tetor, grupi e kishte sulmuar një tjetër shkollë çifute në Baltimore të Marylandit.