Xhihadistët e IS lirojnë 70 nxënës kurd

Grupi i quajtur "Shteti Islamik" ka liruar sot 70, nga gjithsej 153 nxënës kurd, të cilët ishin rrëmbyer në maj të këtij vitit në veri Sirisë. 

Bota

30/09/2014 20:24

Këtë lajm e bëri të ditur sot Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut, me seli në Londër.

Tash për tash nuk ka informata për arsyet dhe kushtet nën të cilat janë liruar pengjet, transmeton agjencia e lajmeve AFP.

Nxënësit e liruar janë pjesë e një grupi prej 153 nxënësve që janë rrëmbyer më 29 maj, derisa ktheheshin nga qyteti hale pas provimit.