Xhesika Ndoj i hap Instagram vajzës së saj 5-vjeçare (Foto)

​Veç karrierës së saj muzikore, Xhesika Ndoj është edhe nëna e një vogëlusheje 5-vjeçare me emrin Alessia.

ShowBiz

25/05/2016 17:11

Vajza e saj është duke e shoqëruar aktualisht Xhesikën në udhëtimin e saj në Itali, ndërkohë që nënë e bijë duken mjaft të afërta.

Shpesh e kemi parë Xhesikën ta postojë foto apo video të Alessias, ku duket se vogëlushja është duke ecur në hapat e saj.

Më e fundit nga Ndoj është se i ka hapur edhe Instagram vajzës së saj. “Dhe Alessia mamit me Instagram,”-shkruan Ndoj në një foto të profilit të Alesias në Instagram.

Megjithatë a nuk është pak herët për vogëlushen për të patur një profil në një rrjet social?