Xherdan Shaqiri në formacionin e javës

Xherdan Shaqiri ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës në Bundesligë. Mesfushori kosovar shënoi dy gola në fitoren e Bayern Munichut ndaj Freiburgut me rezultat 4:0 të shtunën duke shpaguar besimin e trajnerit Pep Guardiola që e inkuadroi në formacionin bazë. Në mesin e numrit të madh të yjeve, anëtarë të gjigantit…

Sport

18/02/2014 11:11

Xherdan Shaqiri ka zënë vend në formacionin më të mirë të javës në Bundesligë.

Mesfushori kosovar shënoi dy gola në fitoren e Bayern Munichut ndaj Freiburgut me rezultat 4:0 të shtunën duke shpaguar besimin e trajnerit Pep Guardiola që e inkuadroi në formacionin bazë.

Në mesin e numrit të madh të yjeve, anëtarë të gjigantit bavarez, Shaqiri vazhdon të lë gjurmë sa herë që i jepet hapësirë për lojë.

E vetmja gjë negative nga dueli i fundjavës ishte se ai pësoi një lëndim dhe u desh të zëvendësohej, kurse do të mungojë për rreth dy javë, përfshirë në ballafaqimin e rëndësishëm kundër Arsenalit në kuadër të  fazës eliminatore të Ligës së Kampionëve të mërkurën.