Xherdan Shaqiri ndjek këto gjashtë këngëtare shqiptare, ndër to edhe Leonora Jakupin

Xherdan Shaqiri ka qenë gjithmonë i preferuari i Zvicrës në futboll por goli që shënoj kundrejt Serbisë në këtë kampionat botëror që po mbahet në Rusi, bëri që emrin e tij ta shohim kudo.

ShowBiz

26/06/2018 17:56

Një tjetër arsye ishte shqiponja që e bëri pas fitores një fakt ky i cili u kthye në temë të shumë diskutuar, shkruan lajmi.net

FIFA ka vendosur t’i dënojë futbollistët shqiptarë me gjobë prej 20 mijë frangash, e kjo gjë ka bërë që të ketë reagime të shumta e menjëherë është hapur një iniciativë që t’i paguhet dënimi futbollistëve, e cila deri tani ka arritur shifrën prej 10 mijë eurosh.

E gjithë kjo mori vëmendjen mediatike por askush nga mediat rozë nuk ka shkruar ndonjëherë për Xherdan Shaqirin dhe preferencat e tij muzikore. Në fakt janë gjashtë këngëtare shqiptare të cilat ai i ndjek në Instagram, ndër të famshmet në botë edhe Leonora Jakupin dhe Elvana Gjatën duket se i ka të preferuarat.

Xherdan Shaqiri ndjek në Instagram: Rita Orën, Dua Lipën, Bebe Rexhën, Elvana Gjatën, Dafina Zeqirin e Leonora Jakupin. Ai ndiqet nga më shumë se 1 milion njerëz dhe përveç këngëtareve të lartëpërmendura, Shaqiri përcjell në këtë rrjet edhe shumë yje të tjerë shqiptarë, të muzikës dhe jo vetëm./Lajmi.net/