Xherdan Shaqiri ndërron skuadër, mbetet në Premierligë

Janari i këtij viti mund të bëjë që Xherdan Shaqiri të largohet nga Stoke City.

Sport

13/01/2018 22:59

Ish anëtari i Interit e Bayern Munich, po kërkohet nga skuadra më emër në Premierligë, West Ham United.

Sipas një raporti nga ‘West Ham Word’, lojtari i transferuar për një tarifë rekorde te West Ham United, Marko Arnautovic, i ka rekomanduar klubit nënshkrimin me ish bashkëlojtarin e tij të Stoke City, Xherdan Shaqirin.

Skuadra nga Londra mund të bëhet me një sulm kërcënues nëse arrijnë marrëveshje me anësorin nga Kosova, që në karrierën e tij ka fituar një titull të Ligës së Kampionëve./Lajmi.net/