Xherdan Shaqiri me mesazh të madh pas demolimit të Belgjikës

Xherdan Shaqiri ishte vendimtar në fitoren e mbrëmshme të Zvicrës ndaj Belgjikës.

Sport

19/11/2018 16:15

Zvicra fitoi 5 me 2 ndaj Belgjikës në kuadër të Ligës së Kombeve, ndërsa Xherdan Shaqiri ishte në elementin e tij.

Lojtari me prejardhje nga Kosova arriti që të bëjë dy asistime, ndërsa performanca e tij u vlerësua lartë, përcjell “lajmi.net”.

Shaqiri ka reaguar pas ndeshjes, duke thënë se është krenar që kanë kaluar në ‘Final Four’.

“Final Four ja ku jemi! Krenar me këtë skuadër”, ka shkruar ylli i Liverpoolit në rrjetet sociale. /Ljami.net/