“Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka te Kosova”

Kosova vazhdon të shpresojë në yjet e saj që luajnë për përfaqësueset tjera.

Sport

29/04/2016 22:11

Ndihmësi i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti, ka thënë që Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe yjet tjerë e kanë derën e hapur te Kosova.

“Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe futbollistët tjerë kosovarë e kanë derën e hapur te Përfaqësuesja e Kosovës”, ka deklaruar ai në “RTK”, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Ndryshe, edhe përzgjedhësi Albert Bunjaku ka thënë disa herë që do t’i ftojë të gjithë kosovarët që do t’i përshtaten projektit të tij.