Xherdan, mos u bë merak

Ish portieri i Bayern Munichut, Oliver Kahn ka thënë se Xherdan Shaqiri nuk ka nevojë të bëhet merak për hapësirën e kufizuar për lojë, sepse është ende i ri.

Sport

06/05/2014 20:31

Ish portieri i Bayern Munichut, Oliver Kahn ka këshilluar Xherdan Shaqirin të mos brengoset për minutazhin e kufizuar në ekipin e Pep Guardiolës.

Kahn ka kërkuar nga Shaqiri që të ketë durim, për të pritur shanset e tij tek gjiganti bavarez.

“Bayerni është klub i madh, ndërsa ai është vetëm 22 vjeç. Nuk është vonë asnjëherë për të, sepse shumë futbollistë kanë qenë në situatë të njëjtë me të. Për shembull, Bastian Schweinsteiger ishte 17 apo 18 vjeç kur erdhi, por sot ai është lider në ekip”, deklaroi Kahn, sot analist në televizionin Sky, për Blick.ch.

“Ai nuk duhet të dorëzohet herët. Ai mund të përfitojë në të ardhmen”, shtoi ish portieri i Bayernit, gjatë periudhës 1994-2008.