Xhensila viziton shtëpinë e fëmijës në Shkodër (Foto+Video)

Bukuroshja nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj shumë shpesh tregon shpirtin e saj human.

ShowBiz

28/02/2016 09:34

Këngëtarja e njohur së fundmi ka vizituar shtëpinë e fëmijës në Shkodër, shkruan lajmi.net.

Xhensila përmes disa fotografive të postuara në rrjetet e saj sociale, tregon për vizitën që ajo ka bërë së fundmi në shtëpinë e fëmijës në Shkodër.

Nuk është hera e parë që Xhensila viziton këta fëmijë, pasi ajo është shumë aktive me vizita së bashku me të fejuarin Bes Kallaku të cilët përveç ushqimit, veshëmbadhjeve dhe lodrave, dhurojnë dhe marin shumë dashuri nga ata./Lajmi.net.