Xhensila pi kafen e mëngjesit me gruan e presidentit (Foto)

Këngëtarja e njohur shqiptare Xhensila Myrtezaj mëngjesin e sotëm e ka nisur më ndryshe prej herave tjera.

ShowBiz

30/05/2017 10:19

Ajo ditën e nisi duke pirë kafe me bashkëshorten e presidentit të shqipërisë Ilir Meta, zonjën Monika Kryemadhi, shkruan lajmi.net.

Në profilin e saj në Instagram, Monika ka publikuar një foto me Xhensilën për të cilën tha se kur dita nis me të do të kesh energji pozitive, duke përmendur kështu edhe garën elektorale në Shqipëri.

“Kur ditën e nis me Xhensilën je e sigurt që do e kalosh plot energji pozitive, sepse ajo është, jo vetëm e bukur, por edhe plot mirësi.?? Edhe kjo e sotmja është një ditë e zjarrtë fushate,nga ato që janë specialiteti i LSI, sepse ne vazhdojmë betejën tonë për të qenë 1️⃣ jo vetëm në garën elektorale, por edhe në zemrat tuaja.❤️????
#LsiForceePare #LsiZjarr #Miresi#Pozitivitet @xhensilamyrtezaj” shkruan zonja Meta.

Projekti i fundit i Xhensilës është bashkëpunimi me Kidën, kënga ‘Uh Baby’ e cila u publikua në nëntor të 2016-ës dhe rezultoi shumë e suksesshme. /Lajmi.net/