Xhensila Myrtezaj vjen e mahnitshme në setin e ri fotografik

Këngëtarja nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj është rikthyer në formën e duhur pas lindjes.

ShowBiz

11/09/2018 17:29

Ndonëse kanë kaluar dy muaj prej se është bërë nënë, Xhensila vjen e mahnitshme në setin e ri fotografik, shkruan lajmi net.

Për të gjithë admiruesit e muzikës që bën ajo ka realizur një set të ri teksa ka veshur një fustan ngjyrë violet. Grimi i lehtë dhe flokët e lëshuara e kanë bërë edhe më atraktive.

Myrtezaj shquhet si njëra ndër artistet më të bukura të skenës muzikore shqiptare, e cila edhe pa grim na ka mahnitur gjithmonë.

Sa i përket projekteve muzikore e fundit këngë e lansuar nga ajo është “Çika Çika”, në duet me Ardian Bujupin.

Ndryshe, ajo është e martuar me aktorin dhe këngëtarin, Bes Kallaku ku së fundmi u bënë prindër të një vajze të quajtur Ajka. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bnlth54nKDU/?hl=en?&taken-by=xhensilamyrtezaj

https://www.instagram.com/p/Bnlt3KmHjOf/?hl=en?&taken-by=xhensilamyrtezaj

https://www.instagram.com/p/Bnlu658HLIf/?hl=en?&taken-by=xhensilamyrtezaj