Xhensila Myrtezaj pranon një dhuratë të këndshme

Xhensila Myrtezaj ditën e sotme e nisi mbarë.

ShowBiz

25/09/2018 14:46

Këngëtarja simpatike i ka pranuar dy buqeta me lule për çka është treguar mirënjohëse pasi ia kanë zbukuruar ditën, duke qenë se njihet si person shumë romantik dhe që i do lulet, shkruan lajmi.net

Foton e ka publikuar në Instastory dhe e ka falëndëruar lulishten në fjalë për këtë dhuratë simbolike.

Ndryshe Xhensila tani po shijon si kurrë më parë jetën brenda familjes së ngushtë, me Besin dhe foshnjen e tyre, frytin e dashurisë që ua ka ndryshuar jetën.

Sa i përket projkteve muzikore nuk është shumë aktive si më parë mirëpo këngë të reja prej saj nuk do të mungojnë në javët e muajt në vazhdim./Lajmi.net/