Xhensila Myrtezaj pranon dhuratë të shtrenjtë nga ky person i dashur

Këngëtarja nga Shqipëria, Xhensila Myrtezaj shpesh është surprizuar nga bashkëshorti i saj.

ShowBiz

05/10/2018 13:59

Ajo dhe aktori, Bes Kallaku janë një nga çiftet më të pëlqyera të skenës muzikore shqiptare, shkruan lajmi net.

Xhensila dhe Besi u martuan në shtator të vitit që lamë pas në një ceremoni luksoze e që tashmë janë prindër të një vajze të quajtur, Ajkë.

Kallaku kësaj radhe ka befasuar Myrtezajn duke i blerë një dhuratë të firmës ‘Channel’ që mbase duket të jetë nga ato që pëlqen artistja.

“Dashuria ime më befasoi mua”, shkruan ajo.

Xhensila lirshëm mund të thuhet se është njëra nga ‘mamatë’ më seksi të estradës e cila ka arritur të rikthehet tejet në formë. /Lajmi.net/