Xhensila Myrtezaj i gëzohet këtij suksesi

Është këngëtare shumë e dashur për publikun.

ShowBiz

10/07/2018 10:42

Xhensila Myrtezaj po shijon ditët e fundit të shtatzënisë dhe së shpejti pritet ta marrë epitetin nënë, shkruan lajmi.net.

Ajo gjatë këtyre muajve të pritjes së ëmbël realizoi edhe një projekt muzikor, i cili rezultoi shumë i suksesshëm.

Bëhet fjalë për këngën me titull “Çika çika”, të cilën e solli në duet me Ardian Bujupin, e që u prit shumë mirë nga fansat e dyshes.

Kënga tashmë ka arritur shifrën prej 30 milionë klikimesh në kanalin YouTube, e këtij fakti i ishte gëzuar tejmase Xhensila. /Lajmi.net/