Xhensila Myrtezaj bën ndryshimin e papritur në pamje dhe duket për mrekulli

Xhensila Myrtezaj, lirshëm mund të thuhet se është njëra nga artistet më të bukura shqiptare.

ShowBiz

13/11/2018 20:41

Këngëtarja nga Shqipëria, vazhdon të jetë njëra ndër femrat më atraktive dhe më të komentuara në shtypin rozë, shkruan lajmi.net.

Së fundmi, ajo ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj personale, Instagram teksa shfaqet me një stil të ri të flokëve e që po duket për mrekulli.

Edhe me flokë të shkurtëra, Myrtezaj ka lënë nën hije këngëtaret e tjera të skenës muzikore shqiptare.

Ndryshe, Xhensila para pak muajsh u bë nënë për herë të parë e një vajze të cilën e ka pagëzuar me emrin, Ajka. /Lajmi.net/