Xhensila mbështet publikisht Elvana Gjatën

Elvana Gjata sot ka publikuar me videoklip këngën "Shade".

ShowBiz

19/10/2018 21:25

Elvana Gjata muaj më parë kishte paralajmëruar se është pjesë e albumit të ri të producentit të njohur Poo Bear me këngën “Shade”, shkruan lajmi.net.

Ky projekt tashmë është publikuar në kanalin YouTube, ndërsa këngëtarja ka marrë komente pozitive nga kolegët.

Ishte Xhensila Myrtezaj ajo e cila për herë të parë ka mbështetur haptas Elvanën duke publikuar projektin e ri të saj në llogarinë e saj në Instagram.

“Si gjithmonë Elvana ?. @elvanagjataaaa“, ka shkruar Xhensila.

Kujtojmë që, ditë më parë policia ka shpallur në kërkim Elvana Gjatën, si e përfshirë në ngjarjen e ndodhur në ish bllok, atje ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BpIB2H2hEHr/?hl=en&taken-by=xhensilamyrtezaj